6  hapa për të nxitur komunikimin te fëmija juaj

Me këshillat e thjeshta të përshkruara më poshtë, ju mund të inkurajoni zhvillimin e të folurit dhe gjuhës të fëmijës tuaj në përditshmëri dhe gjatë lojës.

1. Pozicioni: Qëndroni në nivelin e tyre

Pozicioni i trupit tuaj është gjëja e parë që duhet marrë parasysh. Ju duhet të jeni në të njëjtin nivel me fëmijën tuaj për një bisedë të suksesshme.
Uluni ose përkuluni në nivel me fëmijën tuaj. Sigurohuni që mund ta shihni njëri tjetrin në sy. Nuk mund të luani me fëmijët në këmbë ose ulur në një karrige ndërsa fëmija i tyre është në tokë. Duke zbritur në nivelin e fëmijës suaj, ju do të keni vëmendjen e tij dhe ai/ajo do të ketë tuajën. Kështu ndodh komunikimi i duhur.
Gjithashtu, sigurohuni që fëmija të shohë gojën tuaj. Ai ose ajo merr shumë informacione vizuale se si të bëjnë tinguj duke parë gojën tuaj gjatë kohës që flisni.

2. Shpejtësia e të folurit: Flisni ngadalë

Ngadalësoni ritmin e të folurit dhe thjeshtoni fjalitë tuaja. Përdorni fraza të shkurtra, gramatikisht të sakta. Në këtë fazë nuk duhet të flisni me fjali të gjata dhe komplekse. Kjo vetëm do ta konfuzojë më shumë fëmijën tuaj.
Rregull i përgjithshëm: Përpiquni të flisni njësoj si fëmija juaj dhe më pas rrisni vështirësinë me një nivel më shumë. Për shembull: Nëse fëmija juaj flet duke përdorur fjali me 2 fjalë, ju flisni duke përdorur fjali me 3 fjalë.

3. Koha e pritjes: Prisni që fëmija juaj të përgjigjet

Fëmijët e vegjël kanë nevojë për pak më shumë kohë për të përpunuar informacionin dhe për të formuluar frazat. Disa të rritur shpesh e kanë të vështirë të presin.
Të mos presësh mjaftueshëm është një gabim që prindërit e bëjnë gjatë gjithë kohës.
Kur të rriturit flasin, shkëmbimet në një bisedë ndodhin shpejt. Madje dhe e ndërpresin njëri-tjetrin.
Mundohuni të jeni të durueshëm dhe të mos ndërprisni mendimet dhe formulimet e fëmijës suaj.

4. Dëgjoni: Dëgjojeni vërtet fëmijën tuaj

Vërtet, duhet ta dëgjoni fëmijën tuaj. Mos dëgjoni gjysmën e gjërave ose bëni sikur dëgjoni. Përqëndrohuni në atë që ai ose ajo thotë dhe merreni seriozisht. Dëgjoni sikur mendimet e fëmijës suaj janë gjëja më fantastike që keni dëgjuar gjatë gjithë ditës.
Fëmijët e vegjël janë të zgjuar dhe mund të dallojnë nëse një i rritur nuk po i kushton vëmendje. Ata mund të zhgënjehen, të mërziten e ta ndërpresin bisedën. Pse të flasin nëse askush nuk po i dëgjon?
Në anën pozitive, kur të rriturit i dëgjojnë vërtet fëmijët e vegjël dhe i marrin seriozisht idetë e tyre, ata fitojnë besim në aftësitë e tyre të të folurit dhe gjuhës. Kështu do të flasin më shumë!

5. Si të përgjigjeni?

Ka disa teknika se si të përgjigjeni dhe të flisni me fëmijën tuaj.

A. Teknika e parë: Përsërit-Zgjero-Përsërit

Kjo është një teknikë e shkëlqyer për t’u përdorur kur i përgjigjeni fëmijës tuaj.

1.Përsërit: Përsëritni çdo fjalë që fëmija juaj thotë gjatë kohës së lojës.

Fëmija thotë: “Libri”.

Prindi përsërit: “Libri”.

2.Zgjero: Zgjero fjalën që përdori fëmija juaj duke shtuar një ose dy fjalë të thjeshta.

Prindi zgjeron duke thënë: “Libri i vogël”. ” Libri i vogël, i butë”.

3.Përsërit: Nëse fëmija juaj përsërit fjalinë tuaj të zgjeruar, thuajeni përsëri.

Fëmija përsërit “libri i vogël”.

Prindi përsërit “Po, libri i vogël”.

Mos u shqetësoni për gramatikën e fëmijës tuaj dhe as mos e korrigjoni atë. Aftësitë gramatikore zhvillohen ngadalë gjatë viteve të ardhshme.

B.Teknika e dytë.

Përdoreni këtë teknikë për të inkurajuar fëmijën tuaj të përdorë fjalët në vend që të tregojë me gisht.
1.Thuaj një fjalë duke mbajtur një objekt afër gojës (kjo e sjell vëmendjen e fëmijëve në gojën tuaj në mënyrë që ai të shikojë se si e thoni atë) dhe prisni një përgjigje.

2.Nëse fëmija juaj nuk e përsërit fjalën, afroni ngadalë objektin drejt tij, por ende pa patur mundësi që ta kapë dhe thoni përsëri fjalën. Prisni një përgjigje.

3.Nëse ai ende nuk e thotë, afrojeni objektin te fëmija juaj ndërkohë që e përsërisni fjalën për herë të 3-të. Këtë herë lerëni ta kapë dhe ta marrë.


6. Lavdëroni, lavdëroni, lavdëroni

Lavdëroni fëmijën tuaj për të gjitha përpjekjet që bën gjatë komunikimit e komunikimit. Kështu do ti tregoni se ai/ajo po punon shumë dhe do ta bëni të ndjehet shumë mirë.

Online