SISTEMI NERVOR QËNDROR DHE DISA NGA REFLEKSET TE NEONATI

Ekziston një lidhje e ngushtë dhe reciproke mes zhvillimit psikomotor dhe atij të fizik të fëmijës.
E gjithë muskulatura e të porsalindurit është në mbizotërim të muskujve reflektor me përjashtim të muskujve të qafës të cilët janë hipoton.
I porsalinduri nuk bën lëvizje të vullnetshme dhe i gjithë aktiviteti i tij është reflektor.

Disa nga reflekset që takojmë tek neonati janë:

refleksi i thithjes që provokohet duke stimuluar anët mediale të buzëve, zhduket me kalimin e viteve.
refleksi i pikave kardinale; duke stimuluar faqen ose këndin e gojës të një ane, fëmija rrotullon kokën, gjuhën dhe buzët në anën tjetër nga i vjen ngacmimi, zhduket nga muaji i 6.
refleksi Moro ose refleksi i përqafimit (nëse bëjmë një goditje të fortë në një tavolinë ku qëndron fëmija në gjendje qetësie, do të shohim se ai do të bëjë një lëvizje të përafërt me përqafimin, duke ngritur duart.)
refleksi tonik i qafës; po të jetë fëmija i shtrirë në shpinë dhe i kthejmë kokën menjëherë nga një anë, do vëmë re një ekstension të krahut e fleksion të këmbës nga ana që është kthyer koka.
refleksi i ecjes automatike; po të mbahet fëmija në të dy aksilat në pozicionin vertikal me këmbët e mbështetura në tokë dhe provokojmë lëvizje duke përkulur trupin para, do vëmë re se fëmija bën disa lëvizje në formë hapi që ndjekin njëri tjetrin.
refleksi i kapjes; po të ngacmojmë pëllëmbën e dorës kur është e hapur, dora mbyllet dhe ngelet e shtrënguar.

Tek fëmijët prezenca e refleksit Babinski ose refleksi kutaneo-plantar konsiderohet fiziologjike deri në moshën 18 muajsh. Në lindje janë prezente reflekset fotomotore e korneale, sensibiliteti ndaj dhimbjes dhe prekjes.

Online