Rreth nesh


‘Fëmija dhe logopedi’ është një klinikë logopedike në Tiranë, themeluar në 2017 nga logopede Xhuljana Çeçaj. Prej 8 vitesh, ofron shërbimet logopedike të cilat konsistojnë në parandalimin, vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të folurit, komunikimit social, zërit, rrjedhshmërisë, gëlltitjes, motorikës orale, leximit dhe shkrimit te fëmijët dhe të rriturit.
Gjithashtu ofrohet një gamë e gjerë shërbimesh, kryesisht mbi baza individuale, por edhe si mbështetje për individët, familjet, grupet mbështetëse dhe sigurimin e informacionit për publikun e gjerë.
Ofrojmë:
Vlerësime logopedike
Terapi logopedike
Terapi ABA
Terapi zhvillimi
Terapi në grup
Këshillime për prindër
Mbështetje në shkollë etj,.
Trajtojmë patologjitë:
1. Çrregullimet e artikulimit
2. Belbëzimi
3. Mutizmi
4. E folura bebe
5. Vonesat gjuhësore
6. Çrregullimi i Spektrit të Autizmit
7. Vështirësi në të nxënë
8. Bilingualizmi
9. Sindromat gjenetike
10. Paaftësia intelektuale
11. Çrregullimet e zërit dhe rezonancës së tij
12. Patologjitë ORL
13. Afazia
14. Dizartria
15. Apraksia
16. Paralizat e kordave vokale etj.
Adresa:
21 Dhjetori, pranë shkollës ‘Sabaudin Gabrani’
Numër kontakti:
+355699770441
Website:
www.femijadhelogopedi.al