STADET E KOMUNIKIMIT TE FËMIJËT

1. STADI PARA QËLLIMOR

Komunikimi me shqisa

0-8 muajsh fëmija hyn në kontakt me botën me të gjitha shqisat. Ai ka pak mjete për të eksploruar në mjedisin përreth dhe lëviz pa ndonjë qëllim të caktuar. Përdor të njëjtat mënyra dhe veprimi në rutinat e tij. Shikimi, mimikat dhe tingujt nuk kanë qëllim të veçantë. Përgjigjja e prindërve çon fëmijën në zhvillimin e lidhjes me mjedisin. Fëmija vështron pa kuptuar dhe reagon ndaj një toni afektiv. Në rutinën e tij, ai njeh një bashkësi sinjalesh të veçanta (skema të përhershme) që do të ndihmojnë për të kuptuar çfarë ndodh rreth tij. Në këtë periudhë eksplorimi me shqisa dhe lëvizje bebja fillon të tregojë interes për mjedisin, të njohë disa rregullsi në rutinën dhe të reagojë me gjeste të veçanta. Ai fillon të tregojë disa lidhje. Kërkon të përsërisë disa gjeste e tinguj tashmë të pranishëm në repertorin e tij për të reaguar ndaj situatave të tjera, është një formë e parë e imitimit.

2. KOMUNIKIMI ME QËLLIM

8-12 muajsh fëmija shfaq qëllimet e tij. Ai kupton se veprimet e tij kanë një efekt mbi objekte dhe persona dhe kërkon ta rikrijojë këtë efekt. Ai këmbëngul mbi një veprimtari që ndërmerr shikon në të njëjtin drejtim si i rrituri për të vepruar në lidhje me të. Fiton shprehi në komunikim, vendos referencë të përbashkët me bashkëbiseduesin. Përpiqet të imitojë veprimet që shikon tek i rrituri dhe prodhon vargje rrokjesh që mund të ngjajnë me fjalë të dëgjuara. Duket sikur di fjalë sepse vepron mbi objekte për të cilat i rrituri i flet. Ai mund të gjejë një objekt që e ka parë të fshihet. Veprimtaria e tij që drejtohet drejt një qëllimi vendos lidhje ndërmjet objekteve, njerëzve dhe ngjarjeve.

3. NGA GJESTET KOMUNIKUESE TE FJALËT E PARA

12-18 muajsh ka interes lidhje me personat e tjerë dhe tepër i qartë. Kërkon vëmendjen e të rriturit.
Ai i kërkon objekte të rriturit me gjeste tinguj dhe fjalë të shkurtra.
Mundet të tregojë dhe të japë objekte dhe ti tregojë me emra.
Tregon me gisht dhe përdor gjeste për të treguar ndryshime ose ngjarje në mjedisin e tij.
Përdor gjeste sociale (bravo, përshëndetje).
Kupton më shumë fjalë të familjarizuara në kontekstin e situatës ku gjendet.
Aftësia për të treguar është rritur (16-24 muajsh) gjen nje objekt që mund t’i fshihet pas tre pengesash. Fillon të imitojë veprimet. Bën lidhje ndërmjet objektit dhe rezultatit.

Çrregullimet e komunikimit

4. KOMUNIKIMI NË MËNYRË SIMBOLIKE

18-24 muajsh fillon mendimi simbolik bën lojra ‘të bësh sikur’, kërkon objekte në shumë vende ku mund t’i ketë fshehur. Ka ide për të përdorur strategji për të realizuar qëllimin p.sh me shkop afron një objekt. Vendos lidhje kuptimore ndërmjet objekteve, personave e ngjarjeve të mjedisit. Njeh fjalë edhe në mungesë të treguesve. Kuptimi i fjalës afrohet me konceptin. Fillon të kapë lidhjen e kuptimit ndërmjet  fjalëve.

Online