Çfarë është logopedia?

Logopedia është shkenca e cila merret me studimin, parandalimin, vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të gjuhës, të folurit, komunikimit social, zërit, rrjedhshmërisë, gëlltitjes, motorikës orale, leximit dhe shkrimit te fëmijët dhe të rriturit. Këto vështirësi mund të jenë për shkak të vonesave në zhvillim, komplikacioneve gjatë lindjes, goditjes në tru, dëmtimeve të trurit, vështirësive në të nxënë, vështirësive motorikë, paaftësisë intelektuale, paralizës cerebrale, humbjes së dëgjimit si dhe problemeve të tjera që mund të ndikojnë në mekanizmat e të folurit dhe gjuhës.

Logopedi është profesionisti i specializuar dhe i licensuar për të punuar me fëmijët dhe të rriturit të cilët mund të kenë një nga çrregullimet e sipërpërmendura. Logopedët ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh, kryesisht mbi baza individuale, por edhe si mbështetje për individët, familjet, grupet mbështetëse dhe sigurimin e informacionit për publikun e gjerë.

Online