Bota e fjalëve 1
Ky libër është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe. Libri është i përshtatshëm për fëmijë të moshës 2-7 vjeç.
Mund të përdoret nga prindërit, logopedët, mësuesit dhe edukatoret.
Qëllimet kryesore:
1. Libër terapeutik: trajtimi i çrregullimeve të artikulimit në nivelin e izolimit, rrokjeve dhe fjalëve(përdorimi nga profesionistët logoped). Për këtë arsye, në fillim për çdo shkronjë bëhet izolimi i saj, pastaj formohen rrokjet dhe më pas lexohen fjalët me shkronjën target në fillim, në mes dhe në fund të saj.
Për shembull, për shkronjën B:
në nivelin e izolimit: B, B, B, B, B etj,.
në nivelin e rrokjes: Ba, aB, Be, eB etj,.
në nivelin e fjalëve: Buka, liBri, kuB.
2. Libër me ngjyrosje (përdorim i përgjithshëm).
Synohet: njohja dhe identifikimi i shkronjave/figurave
leximi i fjalëve
emërtimi i figurave
ngjyrosja e figurave
Xhuljana Çeçaj
logopede
Për porosi kontaktoni në +355699770441 ose në faqet në instagram/facebook Fëmija dhe logopedi.