Aktivitete për të nxitur zhvillimin e gjuhës dhe të folurit (0-2 vjeç)
Aktivitete për të nxitur zhvillimin e gjuhës dhe të folurit (0-2 vjeç)
1. Nxisni fëmijën tuaj të bëjë tinguj zanorë si ‘aa’ dhe bashkëtingëllore-zanore si ‘ma’, ‘da’ dhe ‘ba’.
2. Përforconi përpjekjet e fëmijës duke mbajtur kontaktin me sy, duke i folur, dhe duke imituar vokalizime me modalitete dhe theksime të ndryshme.
3. Imitoni të qeshurat dhe shprehjet e fytyrës së fëmijës tuaj.
4. Mësojeni fëmijën tuaj të imitojë veprimet tuaja duke përfshirë duartrokitjet, puthjet, bëj paçim dhe duke luajtur lojëra me gishta.
5. Flitini fëmijës ndërkohë që e lani, ushqeni dhe e vishni. Flisni për atë që po bëni, ku po shkoni, çfarë do të bëni më pas dhe kë e çfarë do shihni.
6. Identifikoni ngjyrat.
7. Numëroni objektet.
8. Bëni tinguj të kafshëve duke shoqëruar tingullin me kafshën specifike psh., ‘ Qeni bën ham ham’.
9. Lexojini fëmijës tuaj. Ndonjëherë ‘leximi’ thjesht përshkruan fotografitë në një libër pa ndjekur fjalët e shkruara. Zgjidhni libra që kanë fotografi të mëdha shumëngjyrëshe dhe që nuk kanë shumë detaje. Pyeteni fëmijën ‘ çfarë është kjo’ dhe nxisni emërtimin me gisht të objekteve të njohura në libër.