Aktivitete për të nxitur zhvillimin e gjuhës dhe të folurit (2-4 vjeç)

Aktivitete për të nxitur zhvillimin e gjuhës dhe të folurit (2-4 vjeç)

1. Përdorni një të folur të qartë dhe që është i thjeshtë për fëmijën tuaj ta modelojë.

2. Përsëritini ato që thotë fëmija juaj duke treguar që e kuptoni. Ndërtoni dhe zgjeroni atë që ai thotë. ‘Do topin? Unë kam topin. Unë kam topin e kuq. A e do ti topin e kuq?’

3. Përdorni të folurën bebe vetëm nëse është e nevojshme për të përcjellë mesazhin dhe kur shoqërohet nga fjala e saktë. ‘Është koha për dada. Tani po dalim shëtitje.’

4. Ndihmojeni fëmijën tuaj të kuptojë dhe të bëjë pyetje. Luani lojën po-jo. Bëni pyetje të tilla si ‘A je djalë/vajzë? A quhesh Marti? A mund të fluturojë një kalë?’. Nxiteni fëmijën të bëjë pyetje.

5. Bëni pyetje që kërkojnë zgjedhje. ‘A do një mollë apo një portokall? A do të veshësh bluzën e kuqe apo blu?’

6. Zgjeroni fjalorin. Emërtoni pjesët e trupit dhe identifikoni se çfarë bëni me to. ‘Kjo është hunda ime, mund të nuhas lule, kafe dhe sapun.’

7- Këndoni këngë të thjeshta dhe recitoni vjershat e kopshtit për të treguar ritmin dhe modelin e të folurit.

8. Duke përdorur fotografi të njerëzve dhe vendeve të njohura tregoni çfarë ka ndodhur ose krijoni një histori të re.

9. Vendsoni objekte të njohura në një enë. Thuajini fëmijës tuaj të marrë një objekt, t’ju tregojë se si quhet dhe për çfarë përdoret. ‘ Ky është topi im. Unë luaj me të.’

Online