Çfarë duhet të dini për thithjen e gishtit të madh, biberonët dhe zakonet e tjera jo-ushqyese.

Foshnjat e kanë të lindur nevojën për të thithur. Është një refleks me të cilin ata kanë lindur. Thithja jo-ushqyese i referohet një sjelljeje thithëse që nuk siguron ndonjë përfitim ushqyes. Pra, ushqyerja me gji dhe ushqimi me shishe janë ushqyese, ndërsa thithja e gishtit të madh, thithja e gishtërinjve dhe biberonat janë jo-ushqyese.

Përfitimet për bebet

Thithja jo-ushqyese është hapi i parë për të ndihmuar foshnjat të mësojnë të vetë-rregullojnë emocionet dhe ndjenjat dhe të vetë-qetësohen. Foshnjat në fakt fillojnë të thithin gishtat që në mitër që në javët e 20 deri në 29 të shtatzënisë. Shumë nëna të ardhshme befasohen kur shohin imazhe me ultratinguj të foshnjës së tyre me një gisht pranë gojës. Teknologjia më e re e ultratingullit madje mund të identifikojë në gojën e foshnjës lëvizjen e thithjes së gishtit të madh.
Një përfitim tjetër i thithjes jo-ushqyese është të ndihmojë fëmijët të jenë më të fokusuar dhe të vëmendshëm, duke siguruar gjithashtu rehati dhe siguri. Thithja ka tendencë të ndodhë më shpesh kur fëmija ndihet i mërzitur dhe kur është i lodhur. Gati 100% e fëmijëve do të thithin gishtat e mëdhenj.

Një përvojë e ngjashme me varësinë

Thithja e gishtit të madh ose përdorimi i biberonit në vetvete nuk është një problem për fëmijët, dhe shumica e ndërpresin zakonin vetë midis moshës 2 dhe 4. Ai bëhet problem nëse vazhdon përtej moshës 4 vjeç ose më shumë-në cilën pikë tashmë është bërë zakon, dhe e vështirë për t’u thyer.
Ka ndryshime fiziologjike që ndodhin kur fëmijët thithin gishtat e mëdhenj (ose biberonët). Ekziston një kimikat qetësues i quajtur beta endorfina që prodhohet gjatë thithjes. Endorfinat lidhen me receptorët në trurin e fëmijës dhe krijohet një ndjenjë e këndshme. Ndjenja e këndshme krijon një përvojë të ngjashme me varësinë, dhe kjo është ajo që e bën kaq të vështirë për fëmijët të ndalojnë.

Probleme me dhëmbët, gjuhën dhe qiellzën

Prindërit mund t’i shohin lehtësisht ndryshimet në dhëmbët e fëmijës së tyre që vijnë nga thithja e tejzgjatur. Ndryshimet mund të jenë dentare dhe skeletore. Shpesh ka një kafshim të hapur anterior dhe dhëmbët dalin jashtë. Qiellza bëhet e lartë dhe e harkuar në formën e gishtit të madh.
Ajo që prindërit nuk mund të shohin është ndryshimi i qëndrimit të gjuhës në pushim që nxit thithja e gishtit. Pozicioni normal i pushimit të gjuhës nga mosha 4 vjeç e lart është brenda harkut të sipërm dentar, por larg dhëmbëve. Në shumicën dërrmuese (mbi 99 përqind) të fëmijëve që thithin përtej moshës 5 vjeç, gjuha merr një pozicion pushimi poshtë dhe përpara dhe gjuha del përpara gjatë gëlltitjes dhe të folurit në disa raste.
Me kafshimin e hapur vjen vështirësia për të kafshuar ushqime të caktuara. Fëmijët gjithashtu mund të kenë neveri ndaj teksturave dhe konsistencave të caktuara.
Vetëvlerësimi i fëmijëve gjithashtu mund të preket për shkak të thithjeve të zgjatura. Ata mund të kenë frikë të marrin pjesë në festa me shokët, nga frika e talljes. Ata mund të bullizohen sepse dhëmbët e tyre janë të zgjatur ose sepse ngrënia e ushqimit me një kafshim të hapur mund të jetë e çrregullt.

Çfarë mund të bëjnë prindërit?
Pra, çfarë mund të bëjnë prindërit? Zemërimi dhe t’i kujtoni fëmijës tuaj për të nxjerrë gishtat nga goja padyshim që nuk funksionon, pasi ka akoma kaq shumë fëmijë që ende vazhdojnw tw thithin. Kur fëmija juaj nuk thith dhe ju i jepni një lëvdatë mund të jetë e dobishme, qoftë edhe për një moment. Pajisjet ndëshkuese dentare nuk janë efektive afatgjata dhe mund t’i shkaktojnë fëmijës dhimbje dhe shqetësim. Mbajtja e duarve të fëmijës të zënë me lodra dhe aktivitete të tjera praktike mund të ndihmojë vetëm në periudha afatshkurtra. E mira është të kërkoni ndihmë të një specialist siç është pediatri dhe dentisti i fëmijës tuaj.

Online