Librat dhe rëndësia e leximit
Cilat janë përfitimet e leximit për fëmijët?
Një fëmijë nuk do të kuptojë gjithçka që po bëni ose pse. Por, leximi është një aktivitet i mrekullueshëm i përbashkët që mund ta vazhdoni edhe për vitet në vijim – dhe është i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës.
Leximi me zë të lartë:
- i mëson një fëmije komunikimin
- prezanton koncepte të tilla si numrat, shkronjat, ngjyrat dhe format në një mënyrë argëtuese
- zhvillon aftësitë e dëgjimit, kujtesës dhe shton fjalorin
- u jep informacione për botën përreth tyre
Në kohën kur foshnjat arrijnë ditëlindjen e tyre të parë, ata do të kenë mësuar të gjithë tingujt e nevojshëm për të folur. Sa më shumë histori të lexoni me zë të lartë, aq më shumë fjalë do të dëgjojë fëmija juaj dhe aq më i mirë do të jetë i foluri i tyre.
Dëgjimi i fjalëve ndihmon për të ndërtuar një rrjet të madh fjalësh në trurin e fëmijës. Fëmijët, prindërit e të cilëve flasin dhe lexojnë me ta, shpesh dinë më shumë fjalë në moshën 2-vjeçare sesa fëmijët që nuk u është lexuar. Dhe fëmijëve që u lexohet gjatë viteve të tyre të hershme kanë më shumë gjasa të mësojnë të lexojnë në kohën e duhur.
Ҫfarë ndodh kur ju i lexoni fëmijës tuaj?
- Fëmija juaj ju dëgjon kur përdorni emocione të ndryshme dhe tinguj shprehës. Kjo ndihmon zhvillimin social dhe emocional.
- Kjo inkurajon fëmijën tuaj të shikojë, të tregojë, të prekë dhe t’u përgjigjet pyetjeve. Kjo ndihmon në zhvillimin social dhe aftësitë e të menduarit.
- Fëmija juaj përmirëson aftësitë gjuhësore duke imituar tinguj, duke njohur figurat dhe duke mësuar fjalë të reja.
- Por, ndoshta arsyeja më e rëndësishme për të lexuar me zë të lartë është se krijon një lidhje midis gjërave që fëmija juaj i do më shumë – zërit dhe marrëdhënies me ju – dhe librave. Duke i lexuar fëmijës suaj ju herë pas here u mëson atyre se leximi është i rëndësishëm. Dhe nëse foshnjave dhe fëmijëve u lexohet shpesh me gëzim dhe emocione ata fillojnë t’i lidhin librat me lumturinë.
Mosha të ndryshme, stade të ndryshme
Fëmijët mund të mos e dinë se çfarë kuptimi kanë figurat në një libër, por ata mund të fokusohen te ato, veçanërisht fytyrat, ngjyrat e ndezura dhe format e ndryshme. Kur lexoni ose këndoni ninulla dhe këngë për fëmijë, ju i argëtoni dhe i qetësoni fëmijët tuaj.
Midis 4-6 muajsh:
- Fëmija juaj mund të fillojë të tregojë më shumë interes për librat. Ai do të kapë dhe do të mbajë libra, por do t’i fusë në gojë, do t’i përtypë dhe do t’i hedhë në tokë. Zgjidhni libra të forte, me ngjyra të ndezura dhe tekst me fjalë të njohura, të përsëritura ose me rimë.
Midis 6-12 muajsh:
- Fëmija juaj fillon të kuptojë se fotografitë përfaqësojnë objekte dhe mund të fillojë të tregojë se i pëlqejnë disa fotografi, faqe apo edhe një histori më shumë se të tjerat. Ai do të përgjigjet ndërsa ju lexoni, duke u zgjatur për ta kapur librin dhe duke bërë tinguj. Në muajin e 12-të, i vogli juaj do t’i kthejë faqet (me ndihmën tuaj), do të prekë e do të fillojë të tregojë objektet nëpër faqe dhe do të përsërisë tingujt tuaj.
Kur dhe si të lexoni?
Për të lexuar me zë të lartë nuk nevojiten aftësi apo pajisje të veçanta, duheni vetëm ju, fëmija juaj dhe disa libra. Lexoni me zë të lartë për disa minuta dhe bëjeni shpesh. Mos u shqetësoni për t’a përfunduar të gjithë librin – përqëndrohuni në faqet që ju dhe fëmija juaj pëlqeni më shumë.
Mundohuni të lexoni çdo ditë, ndoshta para gjumit të drekës dhe darkës. Leximi para gjumit ju jep juve dhe fëmijës tuaj një shans për t’u lidhur më shumë së bashku. Gjithashtu, vendosni një rutinë që do të ndihmojë në qetësimin e fëmijës tuaj.
Gjithashtu, është mirë të lexoni edhe në momente të të tjera gjatë ditës. Zgjidhni kohën kur fëmija juaj është gati dhe vigjilent.
Disa këshilla të tjera leximi:
- Të qëndruarit përqafuar ndërkohë që lexoni e ndihmon fëmijën tuaj të ndihet i sigurt, i ngrohtë dhe më afër jush.
- Lexoni me shprehje të ndryshme të fytyrës, ndryshoni volumin e zërit, më të lartë ose më të ulët aty ku është e përshtatshme, ose përdorni zëra të ndryshëm për personazhe të ndryshëm.
- Mos u shqetësoni për të ndjekur saktësisht tekstin. Ndaloni herë pas here dhe bëni pyetje ose komentoni mbi fotot ose tekstin. (“Ku është macja? Ja ku është! Është një mace e zezë.”) Fëmija juaj mund të mos jetë në gjendje të përgjigjet ende, por kjo siguron bazën për ta bërë këtë më vonë.
- Këndoni këngë për fëmijë, bëni tinguj qesharak kafshësh dhe mbajeni fëmijën në prehrin tuaj – bëni çdo gjë që tregon se leximi është argëtues.
- Fëmijët duan dhe mësojnë nga përsëritja, ndaj mos kini frikë të lexoni të njëjtët libra pa pushim. Kur ta bëni këtë, përsëritni të njëjtën mënyrë çdo herë njësoj si bëni kur këndoni një këngë të njohur.