Autizmi

Autizmi ose Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ÇSA) është një çrregullim neurologjik dhe zhvillimor që fillon herët në fëmijëri dhe zgjat gjatë gjithë jetës së një personi. Këto çrregullime karakterizohen nga probleme me komunikimin dhe ndërveprimin shoqëror. 

Cilat janë simptomat e autizmit?

Simptomat e autizmit zakonisht bëhen qartësisht të dukshme gjatë fëmijërisë së hershme, midis moshës 12 dhe 24 muajsh. Megjithatë, simptomat mund të shfaqen edhe më herët ose më vonë. Simptomat e hershme mund të përfshijnë një vonesë të theksuar në zhvillimin gjuhësor ose social.

DSM-5 i ndan simptomat e autizmit në dy kategori:

  1. vështirësi me komunikimin dhe ndërveprimin social

2. modele të kufizuara ose të përsëritura të sjelljes ose aktiviteteve

Për t’u diagnostikuar me autizëm, një person duhet të shfaqë simptoma në të dyja këto kategori.


1. Vështirësi me komunikimin dhe ndërveprimin social

ÇSA mund të përfshijë një sërë vështirësish me komunikimin, shumë prej të cilave shfaqen para moshës 5 vjeç.

Disa nga simptomat nga lindja deri 5 vjeç:

  • Që nga lindja: vështirësi në mbajtjen e kontaktit me sy
  • Deri në 9 muaj: nuk i përgjigjen emrit të tyre
  • Deri në 9 muaj: nuk shfaqin shprehje të fytyrës që reflektojnë emocionet e tyre (si habi ose zemërim)
  • Deri në 12 muaj: mos përfshirja në lojëra bazë interaktive, si p.sh. taa-taa.
  • Deri në 12 muaj: mos përdorimi (ose përdorin vetëm disa) gjeste me dorë, si tundja e dorës për të bërë paçim.
  • Deri në 15 muaj: nuk ndajnë interesat e tyre me të tjerët (për shembull, duke i treguar dikujt një lodër të preferuar)
  • Deri në 18 muaj: nuk tregon me gisht ose nuk shikojnë ku tregojnë të tjerët me gisht
  • Deri në 24 muaj: nuk kupton kur të tjerët mërziten ose lëndohen
  • Deri në 30 muaj: nuk angazhohen në “lojëra me sikur “
  • Deri në moshën 5 vjeç: nuk luan lojëra që kërkojnë mbajtjen e radhës.

2. Modele të kufizuara ose të përsëritura të sjelljes ose aktiviteteve

Përveç vështirësive të komunikimit dhe sociale të përmendura më sipër, autizmi përfshin edhe simptoma që lidhen me lëvizjet dhe sjelljet e trupit.

Këto mund të përfshijnë:

  • Lëvizje të përsëritura, si lëkundja, përplasja e duarve, rrotullimi etj,.
  • Rreshtimin e objekteve, si lodrat, i vendosin në një rend të caktuar dhe mërziten kur u’a prishin atë rend.
  • Rutinat strikte, si ato rreth kohës së gjumit ose gjatë ikjes në shkollë
  • Përsëritjen e fjalëve ose frazave që dëgjojnë
  • Mërzitjen për ndryshime të vogla
  • Fokusimin në pjesë të objekteve, si rrota e një kamioni lodrash ose flokët e një kukulle
  • Një rritje ose ulje e ndjeshmërisë ndaj informacionit ndijor nga mjedisi, të tilla si një reagim negativ ndaj një tingulli specific.

Karakteristika të tjera

  • Vonesë në aftësitë gjuhësore
  • Vonesë në aftësitë motore
  • Vonesë në aftësitë njohëse ose të të mësuarit
  • Sjellje hiperaktive, impulsive dhe/ose mnungesë vëmendjeje
  • Epilepsi ose konvulsione
  • Zakonet të pazakonta të të ngrënit dhe të gjumit
  • Probleme gastrointestinale
  • Humor ose reagime emocionale të pazakonta
  • Ankth, stres ose shqetësim i tepruar
  • Mungesa e frikës ose më shumë frikë sesa pritet

Është e rëndësishme të theksohet se fëmijët me ÇSA mund të mos i kenë të gjitha ose ndonjë nga sjelljet e listuara më sipër.

Shkaku i autizmit

Shkaku i saktëautizmit është i panjohur. Studimet e fundit tregojnë se nuk ka një shkak të vetëm por, ka disa faktorë rreziku të cilët përfshijnë:

  • Të paturit një anëtar të ngushtë të familjes me autizëm
  • Mutacione të caktuara gjenetike
  • Prindër në moshë të madhe
  • Peshë e ulët e lindjes
  • Sindroma e X-it fraxhil dhe çrregullime të tjera gjenetike
  • Çekuilibër metabolik
  • Ekspozimi ndaj metaleve të rënda dhe toksinave mjedisore
  • Ekspozimi i fetusit ndaj disa mjekimeve të caktuara

Sipas NINDS, si gjenetika ashtu edhe mjedisi mund të përcaktojnë nëse një person mund të zhvillojë autizëm.  Megjithatë, studime të shumta, të vjetra dhe të reja, kanë arritur në përfundimin se vaksinat nuk shkaktojnë ÇSA.

Përcaktimi i diagnozës

Një ekip multidisiplinar specialistësh duhet të vendosë diagnozën. Ky ekip përfshin:


1.Mjek neuropediatër
2.Mjek neuropsikiatër
3.Logoped
4.Psikolog
5.Terapist zhvillimi

Trajtimi i autizmit

Nuk ka një “kurë” për autizmin por, ka lloje të ndryshme të terapive në dispozicion të cilat mund të lehtësojnë simptomat. Këto përshijnë terapitë si:

  • Terapia e sjelljes
  • Terapia logopedike
  • Terapia okupacionale
  • Terapie fizike
  • Terapia e lojës
  • Teknika meditimi etj,.
Online