Aktivitete për të nxitur zhvillimin e gjuhës dhe të folurit (4-6 vjeç)

Aktivitete për të nxitur zhvillimin e gjuhës dhe të folurit (4-6 vjeç)

1. Kur fëmija juaj fillon një bisedë, kushtojini vëmendje sa herë që të jetë e mundur.

2. Sigurohuni që të keni vëmendjen e fëmijës tuaj përpara se të flisni.

3. Pranoni, nxisni dhe lavdëroni të gjitha përpjekjet për të folur.

4. Bëj pauzë pasi flet. Kjo i jep fëmijës tuaj një shans për të vazhduar bisedën. Vazhdoni të shtoni fjalorin. Prezantoni një fjalë të re dhe jepni përkufizimin e saj ose përdoreni atë në një situatë që kuptohet lehtë.

5. Ofroni një përshkrim ose të dhëna, dhe lini fëmijën tuaj të identifikojë atë që po përshkruan: ‘Ne e përdorim atë për të pastruar dyshemenë ‘ fshesa’. Është e ftohtë, e ëmbël, më pëlqen me luleshtrydhe ‘akullore’.

6. Punoni duke formuar dhe shpjeguar kategoritë. Identifikoni objektin që nuk i përket një grupi objektesh të ngjashme.: ‘Një këpucë nuk është në një kategori me një mollë dhe me një portokall sepse nuk nuk hahet, nuk është frut.’ ‘Ndihmoni fëmijën të ndjekë  udhëzimet 2-3 hapëshe ‘Shko në dhomë dhe më sill librin blu.’’

7. Nxisni fëmijën të japë udhëzimë. Ndiqni udhëzimet e tij.

8. Luaj lojëra me fëmijën tënd si psh shkëmbeni role në familje duke bërë sikur jeni ju fëmija. Flisni për dhomat dhe orenditë e ndryshme në shtëpi.

9. Përfitoni nga aktivitetet e përditshme.  Për shembull, kur jeni në kuzhinë, nxisni fëmijën tuaj të përmendë pajisjet e nevojshme. Diskutoni për ushqimet në menu, ngyrën e tyre, përbërjen dhe shijen. Nga vjen ushqimi? Cilat ushqime ju pëlqejnë? Cili nuk ju pëlqen? Kush do ta pastrojë?
Theksoni përdorimin e parafjalëve duke i kërkuar që fëmija të vendosë pecetën mbi tryezë, në prehër ose poshtë lugës. Identifikoni kujt i përket peceta ‘Është peceta ime, e jotja, e babit.’

Online