Gurët kilometrikë të zhvillimit në fushat përkatëse 2-6 vjeç
2 deri 2 vjeç e gjysmë
Gurët kilometrikë të zhvillimit
• Mund të zhvishet vetë (nuk vlen për çorapet, apo këpucët)
• Ndërton një kullë me tre kuba
• Identifikon dhe tregon me gisht 2 figura në një libër
• Shkelmon një top
2 vjeç e 6 muaj deri në 3 vjeç
• Mund të vishet me ndihmë
• Ndërton një kullë me 6 kuba
• Bën fjali me 2 fjalë
• Mund të kërcejë me të dy këmbët
3 vjeç deri në 3 vjeç e gjysmë
Gurët kilometrikë të zhvillimit
• Mund të thotë emrin e një shoku
• Mund të vizatojë një vijë vertikale
• Mund të njohë 2 veprime në një libër
• Hedh një top
3 vjeç e gjashtë muaj deri në 4 vjeç
• Mund të veshë vetë kanotierën (rrobat e brendshme)
• Mund të lëvizë gishtin e madh ndërsa gishtat e tjerë janë grusht
• Kupton dy mbiemra
• Mund të qëndrojë mbi secilën këmbë për 2 sekonda
4 vjeç deri në 4 vjeç e gjysmë
• Mund të kategorizojë ngjyrat
• Kopjon një rreth
• Flet qartë
• Kërcen mbi një këmbë
4 vjeç e gjashtë muaj deri në 5 vjeç
• Mund të vishet vetë
• Kopjon një X
• Mund të kuptojë 4 parafjalë
• Qëndron mbi çdo këmbë për 3 sekonda
5 vjeç deri në 5 vjeç e gjysmë
• Lan vetë dhëmbët
• Tregon vijën më të gjatë në dy vija të vizatuara
• Përcakton se çfarë janë 5 fjalë (top, lumë, tavolinë, shtëpi, banane, perde, mur, gardh, çati)
• Qëndron mbi çdo këmbë për 5 sekonda
5 vjeç e gjashtë muaj deri në 6 vjeç
• Bën lojë simbolike me fëmijë të tjerë
• Vizaton një njeri me 6 pjesë
• Bën krahasime
• Ecën në një vijë të drejtë majë këmbe-thembër
6 vjeç
• Mund të luaj lojëra tavoline dhe tu përmbahet rregullave
• Kopjon një katror
• Përcakton shtatë fjalë
• Qëndron mbi çdo këmbë për 7 sekonda