- Hani të gjithë së bashku kur të jetë e mundur. Ushqimi është një akt shoqëror dhe fëmijët mësojnë të hanë më mirë nëse e ndajnë atë me prindërit, vëllezërit e motrat e tyre.
- Dhënia e ushqimeve me konsistencë të fortë forcon muskujt e nofullës, të fytyrës dhe të gojës.
- Shmangni dhënien e bukës industriale dhe bukës së sanduiçit, sepse duke qenë aq e butë nuk ushtrohen muskujt në mënyrën e duhur.
- Prindërit të cilët kanë frikë dhe mendojnë se fëmijët mund të mbyten, duhet të kuptojnë se fëmija duhet të mësojë për të ngrënë gjithcka. Mos i transmetoni frikë, sepse nuk është e mirë për të.
- Respektoni ritmet e tyre të të mësuarit.
- Gjithmonë u jepni atyre dy alternativa për të zgjedhur. Shembull: “ A do banane apo mollë?”
- Zakonet mësohen çdo ditë, nevojiten 15 deri në 30 minuta për të ngrënë mëngjesin, drekën dhe darkën më fëmijën tuaj në tavolinë.
- Mos u zemëroni nëse ai/ajo bëhen pis.
- Lejojini të përdorin lugën edhe nëse rrobat dhe fytyra e tij bëhen pis.
- Asnjëherë mos i jepni një lugë ushqim dhe më pas të jepni biberonin. Kjo nuk e favorizon aspak gëlltitjen. Përkundrazi, fëmija konfuzohet sepse i jepet një informacion kontradiktor. Në momentin që duhet të kryejë procesin e gëlltitjes ai bën thithjen.
- Qëllimi është që fëmija të mësojë të kryejë vetë procesin e të ushqyerit, të marrë masën ushqimore nga njëra anë në tjetrën për t’a përzier atë me pështymë dhe të jetë në gjendje t’a gëlltisë. Nëse fëmija mëson të ushqehet vetë siguron pavarësinë dhe mëson pikat e artikulimit që janë baza e të folurit.
Post Views: 216