Kontakti me sy
Kontakti me sy është një pjesë e rëndësishme e komunikimit verbal dhe joverbal në çdo moshë. Vendosja e kontaktit me sy është thelbësor për zhvillimin e një fëmije duke përfshirë zhvillimin e të folurit, ndërtimin e marrëdhënieve sociale dhe vëmendjes dhe përqëndrimit. Për disa fëmijë krijimi i kontaktit me sy është i vështirë. Ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj për vendosjen e kontaktit kështu:
Gjatë vakteve
Ushqyerja është një mënyrë e shkëlqyer për të praktikuar kontaktin me sy. Me foshnjat të paktën 6 muajshe, kur keni gati një lugë ushqim, tërhiqini vëmendjen dhe ngrini lugën në nivelin e syve tuaj. Shpërbleni kontaktin me sy me buzëqeshje ndërkohë që e drejtoni lugën te goja. Me fëmijë të vegjël dhe në moshën parashkollore, prisni që sytë tuaj të takohen dhe më pas jepini ushqimin që dëshiron.
Gjatë bisedave
Kur doni të tërhiqni vëmendjen e fëmijës tuaj, thoni emrin e tij dhe prisni derisa ai t’ju shikojë. Nëse ai nuk ju shikon sepse po luan me një lodër, afrohuni pranë tij dhe vendosni butësisht duart tuaja mbi duart e tij për t’i marrë vëmendjen. Pastaj, thirreni përsëri në emër dhe prisni që t’ju shikojë.
Nëse fëmija juaj është verbal, ju mund të nxisni kontaktin me sy gjatë të gjitha bisedave. Mësojeni fëmijën tuaj të shohë personin tjetër në sy kur ai përshëndet, bën paçim, thotë të lutem, faleminderit, të dua, kur kërkon diçka, kur i përgjigjet një pyetjeje et,.
Inkurajoni dhe forconi kontaktin me sy kur këndoni këngë, recitoni vjersha dhe lexoni libra.
Gjatë lojës
Ju mund të përdorni lojën për të ndihmuar fëmijën tuaj të rrisë kontaktin me sy dhe ka mënyra të panumërta për ta bërë këtë. Me fmëijë të vegjël, përdorni ‘ta-taaa’ për të praktikuar marrjen dhe dhënien e kontaktit me sy.
Buzëqeshni, gudulisni, përqafoni, bëni fytyra qesharake, bëni tinguj qesharakë ose çfarëdo që i pëlqen fëmijës tuaj që të përforconi kontaktin me sy.
Kur fryni flluska, ndaloni derisa sytë tuaj të takohen dhe pastaj fryjini.
Luani lojëra duke imituar lëvizje të mimikës së fytyrës, ju i bëni dhe fëmija i imiton dhe anasjelltas.
Kur fëmija juaj po kërkon diçka, një lodër ose një ushqim, prisni për kontaktin me sy para se t’ja jepni lodrën ose ushqimin që fëmija juaj dëshiron. Mund ta mbani atë para syve dhe kur fëmija ta shikojë objektin dhe ju, atëherë jepjani.
Si të nxisni kontaktin me sy
Kur fëmija juaj nuk arrin të vendosë kontaktin me sy në kohën e duhur, ju mund ta nsixni atë duke i prekur lehtë mjekrën, duke bërë gjeste drejt syve tuaj, duke mbajtur një send të preferuar në nivelin e syve tuaj, ose me fraza të tilla si ‘’ku janë sytë e mi’’, ‘’më shiko’’ etj,.
Si të përforconi kontaktin me sy
Përforconi pozitivisht kontaktin me sy me buzëqeshje ose fraza të tilla si ‘’ më pëlqen se si më shikon kur flas me ty’’, ‘’faleminderit që më pe’’, ‘’sa bukur më pe’’ ose sa sy të bukur që ke’’. Përforcimi gjithashtu ndodh kur i jepni fëmijës atë që dëshiron menjeherë sapo vendos kontaktin me sy.