Gurët kilometrikë të zhvillimit në fushat përkatëse 0-2 vjeç

Muaji 1

 Foshnja është në gjendje të shikojë dhe të dëgjojë zhurmat. Shfaqet koordinimi i globuleve okulare. Vazhdon të bëjë lëvizje të shpeshta me krahët dhe me këmbët, duke mbajtur duart grusht e të shtrënguar. Në rast se e vendosim të shtrirë barkas, shohim se bën përpjekje për të ngritur kokën. Fëmija ndjek një objekt të ndritshëm me sy për një kohë të shkurtër por ka një gradë të lartë miopie. Ngacmohet nga tinguj akustikë.

Muaji 2

Tenton të ngrejë kokën po ta vendosim në pozicion barkas, mund të kthejë kokën në drejtim të zërit, fillon të buzëqeshë në drejtim të nënës.

Muaji 3

Fëmija mban të ngritur kokën kur vihet në pozicion barkas dhe e rrotullon nga një burim tingujsh, njeh fytyrën e nënës dhe u buzëqesh të gjithëve. Kap sendet që i vihen në dorë duke i mbajtur për një kohë më të gjatë. Fikson objektet duke i ndjekur me sy dhe lëvizje të kokës.

Muaji 4

Fillon të ngrejë kokën kur ndodhet në pozicion në shpinë e mund të kthehet barkas në atë pozicion. Bën lëvizje të kordinuara me pamjen, nxjerr zëra dhe belbëzime. Reagon më shpejt me kthim të kokës nga ngacmimi me tinguj të ndryshëm.

Muaji 5

Fëmija zbulon pak nga pak trupin e tij, shikon duart këmbët, fut duart në gojë. Mban këmbët në tokë për pak kohë kur mbahet te sqetullat, në pozicion barku tënton të ngrihet. Njeh mirë njerëzit e afërm.

Muaji 6

Fëmija fillon të rrijë ulur me mbështetje. Në pozicion barkas bën lëvizje zvarritëse, tund lodrat duke ndjekur zhurmat e tyre duke i shoqëruar edhe me tinguj. Dallon fytyrat e njerëzve të afërt nga ato të huaja. I tërhiqet vëmendja nga ngjyrat e ndezura kryesisht. Ka kënaqësi të luajë me njerëzit e afërt.

Muaji 7-8

Fëmija rri ulur pa mbështetje, thotë fjalë një rrokëshe, interesohet për objektet që e rrethojnë, i prek ato, njeh nënën e i buzëqesh, qan kur i afrohen të huaj. Zvarritet duke qëndruar me duar dhe këmbë. Kalon lodrat nga njëra dorë në tjetrën dhe i përplas me njëra tjetrën. Qan dhe qesh, belbëzon, tenton të shqiptojë bashkëtingëlloret.

Muaji 9-10

Fëmija mund të rrijë në këmbë. Mund të ecë pak hapa duke u mbajtur në një ose 2 krahët. Ngrihet mbi gjunjë, kthehet në të gjitha drejtimet kur është shtrirë.

Muaji 12-15

Fëmija fillon të ecë, ngrihet vetë në këmbë nga pozicioni barkas, thotë fjalë me 2 rrokje, përmirëson shikimin, njeh kuptimin e disa fjalëve.

Muaji 18

Vepron me një qëllim të caktuar, njeh identitetin e tij, thërret veten në emër, thotë 6-8 fjalë e bën bashkime figurash. Ecën me siguri, ngjit shkallët, luan me fëmijë të tjerë, njeh dhe përdor mjaft fjalë dhe lidh fjali të thjeshta. Ushqehet vetë, jo gjithmonë. Tregon interes dhe shikon me vëmendje figurat e librave, përdor lapsin dhe bën vija të çrregullta.

Muaji 24

Fiton pavarësi jo vetëm duke lëvizur e ecur lirisht por njihet dhe me dhomat e orenditë e ndryshme të shtëpisë. Pasurohet fjalori me fjalë e fjali të reja, mund të bëhet kurioz e të bëjë pyetje. Prindërit njihen  shumë më mirë me disa prirje që paraqet fëmija si kënaqësia, pakënaqësia, kokëfortësia, bindja etj.

Online